8.4 C
Tetovo
E diel, 30 Mars, 2025
BallinaLajmeBotaOpozitarët “djegin” Turqinë: Protestat nuk do të ndalen deri sa të…

Opozitarët “djegin” Turqinë: Protestat nuk do të ndalen deri sa të…

Burgosja e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu ka bërë që Turqia “të digjet” nga protestat.

Kryetari i opozitës turke Ozgur Ozel ka thënë se protestat do të vazhdojnë deri sa vendi të të shkojë në zgjedhje të parakohshme presidenciale, ose deri sa të lirohet nga burgu kryebashkiaku i Stambollit.

Ai paralajmëroi se protestat në mbarë vendin do të përshkalllëzohen në një demonstratë të madhe të shtunën. Ozgur Ozel tha se kjo lëvizje do të hap fushatën elektorale që do të bëj President Imamoglu në zgjedhjet e 2028.

“Në çdo qytet ku shkojmë do të kemi mitingjet më të mëdha në historinë e tyre. Besimi ynë te Ekrem Imamogly dhe te demokracia do t’i bëjë këto protestat më të mëdha dhe më të forta”, tha kryeopozitari Ozel.

Ndërkohë Presidenti Erdogan i ka cilësuar këto protesta si terroriste dhe ka ka akuzuar protestuesit për dhunë ndaj policisë dhe për dëm të pronës publike.

Që nga arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu javën e kaluar, qindra mijëra njerëz janë mbledhur në sheshe, rrugë dhe kampuset universitare në mbarë vendin çdo mbrëmje duke brohoritur parulla kundër Erdoganit dhe duke bërë thirrje jo vetëm për lirimin e Imamoglut, por edhe për drejtësi.

/tvklan.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments