Në një konferencë për shtyp opozita shqiptare e kryesuar nga Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti kanë zyrtarizuar emrin e koalicionit që do të futen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Koalicioni do të quhet Lidhja Evropiane për Ndryshim.
“Emri i kolaicionit opozitar shqiptar do të quhet Lidhja Evropiane për Ndryshim, Ky koalicion i bashkuar shqiptar mbetet i palëkundur në angazhimin e tij në BE. Nuk bëjmë kompromis me këtë. Dua të theksoj se prioriteti kryesor i i luftës kundër korrupsionit. Ne jemi kundër vjetërsimit të lëndëve gjyqësore dhe kundër amnistive të kriminelëve. Shqiptarët meritojnë të hyjnë në procesin e integrimit të plotë në BE.”- tha Gashi.