18.9 C
Tetovo
E mërkurë, 2 Tetor, 2024
BallinaLajmeOpozita shqiptare “shpërthen” ndaj Artan Grubit. “Për korridorin 8 po keqpërdor prezencën...

Opozita shqiptare “shpërthen” ndaj Artan Grubit. “Për korridorin 8 po keqpërdor prezencën e ambasadores amerikane”(video)

Në Banjicë të Gostivarit, ku 4 ditë më parë u bë shpërthimi i parë që hap trasenë Gostivar-Kërçovë në kuadër të Korridori 8, opozita shqiptare “shpërtheu” akuzat e saj ndaj pushtetit.  Deputeti Fadil Zendeli, duke folur në emër të Lëvizjes Besa, Alternativës dhe Lëvizjes Demokratike, tha se zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi e ka personalizuar këtë korridor, që është dashur të bëhet me kohë, por sipas tij, tash projekti po vlon nga konflikti i interesit, pasi që dy kompani janë donatorët më të mëdhenj të BDI-së.

“Kompanitë EUROVIA dhe AK INVEST janë donatorët më të mëdhenj të BDI-së, ai madje keqpërdor prezencën e Ambasadores për të mbuluar skandalet e tilla korruptive. Populli pret përgjigje për të tilla zhvillime. A i tregoi Artan Grubi Ambasadores së SHBA-ve, Anxhela Ageler, se e keqpërdor prezencën e saj për të mbuluar skandale të reja me donatorë partiak të BDI-së? Sa milionë euro do të derdhen në llogaritë e ‘’Eurovia’’ dhe ‘’AK INVEST’’? Sa nga ato mjete do të derdhen në llogarinë e BDI-së e sa në xhepin e disa klientelistëve të instaluar përreth Ali Ahmetit”, tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.

Për këto, Grubi foli më 12 shtator, ditën kur nisën punimet në këtë pjesë. Për kompanitë “Eurovia” dhe “Ak Invest”, tha se i gjithë projekti por edhe nënkrontraktorët  janë përgjegjësi  e kompanisë “Behtel dhe Enka” dhe se Qeveria nuk ka asnjë kompetencë.

“Në mënyrë absolute për nënkotratorët dhe për të gjithë projektin është nën koncesziumin “Behtel dhe Enka”, as qeveria dhe as Drejtoria e rrugëve të Maqedonisë nuk kanë asnjë kompetencë nën projektin dhe në kryerjen e punëve, gjithë përgjegjësinë e ka konceziumi”, kishte thënë Artan Grubi, zv/kryeministër i parë.

Korridori 8 duhet që të përfundojë në fund të vitit 2027.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments