7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeOpozita shqiptare i reagon ASH-së: Keni edhe pak kohë të na bashkëngjiteni...

Opozita shqiptare i reagon ASH-së: Keni edhe pak kohë të na bashkëngjiteni nëse nuk doni të zhdukeni nga harta politike

Opozita e bashkuar shqiptare, Alternativa, Lëvizja BESA dhe Lëvizja Demokratike kanë reaguar pas deklaratave të ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, se Aleanca për Shqiptarët refuzon ofertën e partive opozitare dhe në zgjedhje do të shkojnë vetëm.

Ata thonë se ASH-ja nuk është duke e kuptuar situatën e palakmueshme në të cilën ndodhen dhe se qëndrimi i tyre nënshtrues ndaj BDI-së në Qeveri po e asgjëson rejtingun e tyre.

“Pikërisht funksionarët e ASH-së na bëjnë të ditur se BDI-ja u ka ofruar 2-3 vende deputeti fituese nëse dalin në lista të përbashkëta. Të pakënaqur me ofertën e tillë, tani përpiqen të rrisin çmimin duke njoftuar se do të marrin pjesë të pavarur. Nëse nuk duan të zhduken nga harta politike, kanë edhe pak kohë si e gjithë partia Aleanca për Shqiptarët për t’iu bashkëngjitur Opozitës së Bashkuar, e cila do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme. Sa i përket faktit se cilat janë partitë mëdha ose të vogla se Aleanca, i referohemi pranimit të fundit të Zijadin Selës, i cili tha se është I VOGËL për të kundërshtuar idenë e Ali Ahmetit për Frontin Evropian. Komentet shtesë janë të tepërta”, thuhet në reagimin e AAA, Besës dhe Lëvizjes Demokratike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments