9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeOpozita po përgatitet për ta rrëzuar Kurtin: Vjen kundërpërgjigja nga VV, mund...

Opozita po përgatitet për ta rrëzuar Kurtin: Vjen kundërpërgjigja nga VV, mund ta bëjnë vetëm me miqtë e Vuçiqit

Opozita ka pralajmëruar se gjatë javës tjetër do të nis proceduarat për rrëzimin e Qeverisë Kurti, raporton Gazeta Blic.

Në anën tjetër nga partia në pushtet kanë theksuar se rrëzimi i qeverisë në këtë kohë është një veprim anti- shtetëror.

Deputeti i VV-së, Agon Batusha ka theksuar për Gazeta Blic se ky është një veprim i dëmshëm për Kosovën dhe se sipas tij, rrëzimi i Qeverisë Kurti mund të bëhet vetëm me miqtë e Vuçiqit.

“Jo serioz, për shkak se është edhe veprim kogja antishtetëror ne këto momente ne te cilën po përballet republika, ne situatën ne veri na duhet me qenë bashkë, e jo të ngritim mocione dhe kësi lloj debatesh të cilat nuk i kontribuojnë për publikun”, tha Batusha, për paralajmërimin e opozitës për mocion ndaj Qeverisë Kurti.

Ai tha se Qeveria mund të rrëzohet vetëm me Listën Serbe.“Ata mund ta rrezojnë qeverinë vetëm me Listën Serbe, me miqtë e Vuçiçit dhe të tjerëve, andaj nuk e di se, pa qëllom po thom se nuk është serioze aspak ky mocion, sepse e vetmja mundësi me rrezu qeverinë aktuale është me votat e Listës Serbe. Nëse dojne me e rrëzu Qeverinë duhet me i marrë votat e Listës Serbe, përndryshe nuk ka si me e rrëzu, atëherë nëse nuk dojne me bashkëpunu me Listën Serbe siç ka deklaru një subjekt opozitar atëherë e bëjnë mocionin qesharak”, tha ai. / Gazeta Blic

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments