Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përshëndetur vendosjen në funksion të pikës kufitare të përbashkët ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Ahmeti në Facebook shkruan se vetëm kështu rrëzojmë barriera dhe rrisim bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona.
Statusi i plotë
Bashkim forcash drejt idealeve përparimtare, rrëzojmë një nga barrierat kufizuese mes nesh!
Sot bëmë realitet edhe një premtim tjetër, vendkalimin e përbashkët kufitar me Republikën e Shqipërisë me vetëm një pikë kontrolli në Qafë Thanë.
Kjo dëshmon qasjen tonë konstruktive për të eliminuar kolonat e gjata të pritjes së panevojshme gjatë qarkullimit ndërkufitar të qytetarëve dhe mallrave, për të përforcuar bashkëpunimin e ndërsjelltë ekonomik dhe në sferën e turizmit.
Mbetemi të fokusuar në implementimin e këtij modeli bashkëkohor edhe në zonat tjera kufitare me fqinjtë tanë dhe bashkë me projektin historik të Korridorit 8 të hapim shtigjet e mbështjetjes më të madhe ndaj njëri – tjetrit.
Mirëqenia e përbashkët është e mundur vetëm kur mendojmë dhe veprojmë bashkë pa barriera në rrugën e zhvillimit të përbashkët progresiv.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0LA5cR45pb9BEPjcgVoukTksD2TUm4NDe3aY5NUe7SoBDywNesdRxZZ78tso3hFRUl&id=100044523937585&mibextid=Nif5oz