21.2 C
Tetovo
E martë, 24 Qershor, 2025
BallinaLajme“One Stop Shop” në Tabanoc, Maqedonia e Veriut i dha dritë jeshile...

“One Stop Shop” në Tabanoc, Maqedonia e Veriut i dha dritë jeshile marrëveshjes me Serbinë

Me 87 vota “PËR”, asnjë ‘kundër’ dhe asnjë ‘të përmbajtur’ Kuvendi e ratifikoi marrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, për vënien në funksion të sistemit One Stop Shop, në kufirin në Tabanoc, ku në vend të dy pikave të kontrollit, do të ketë vetëm një, gjë që sipas autoriteteve, pritet të shkurtojë kohën e pritjes, shkruan Alsat.

“Konstatoj se Kuvendi e miratoi ligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së RMV-së dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë, për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në pikat kufitare për komunikacionin ndërkombëtar”, tha Afrim Gashi, Kryeparlamentar.

Tani mbetet që marrëveshja të kalojë edhe në parlamentin serb, që e njëjta të hyjë në funksion.

Pika kufitare Tabanoc, sipas të dhënave të MBP-së, është vendkalimi më i frekuentuar. Gjatë sezonit veror qytetarët zakonisht presin me orë të tëra për hyrje dalje në këtë pikë.

Duket se fluksi ka filluar të rritet tashmë, ndërsa kolona më të gjata janë hasur gjatë fundjavës që lamë pas, ku rreth 80 mijë qytetarë kanë hyrë dhe dale nga shteti përmes kësaj pike.

“Nga 50 184 sa kanë hyrë gjithsej, 41 016 ishin të huaj, ndërsa 9 168 vendorë. Ndërsa nga gjithsej 29 401 sa kanë dalë, 19 111 ishin të huaj dhe 10 290 vendorë”, thonw nga Ministria e Punëve të Brendshme.*Numri i përgjithshëm i Hyrjeve dhe Daljeve 79.585


HYRJE gjithsej 50 184                                                  DALJE gjithsej 29 401


Vendorë 9168                                                                      Vendorë 10290


Të huaj  41016                                                                     Të huaj  19111

Gjatë sezonit të verës, kur mërgimtarët kthehen në vendlindje dhe shtetasit serbë udhëtojnë për pushime, radhët në kalimin kufitar në Tabanoc arrijnë deri në 2km, ndërsa pritjet deri në 1 orë. Aktualisht sistemi One Stop Shop zbatohet në Bllacë dhe Jazhincë mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments