10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeOmer Ajdini -FRASH pasi doli nga stacioni policor: Nuk më tremb presioni...

Omer Ajdini -FRASH pasi doli nga stacioni policor: Nuk më tremb presioni i regjimit (VIDEO)

Kreu i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët Omer Ajdini ka përfunduar marrjen në  pyetje në stacionin policor Beko në Shkup.

Ajdini pasi doli nga stacioni policor dha edhe një deklaratë për mediat. Ai akuzoi drejtpërdrejt partitë në pushtet, duke i quajtur si regjim dhe se me këto veprime ata po mundohen të ushtrojnë presion për t’i mbyllur gojën opozitës, duke potencuar se marrja në pyetje ka qenë e qëllimshme dhe tendencioze. Ajdini nuk akuzoi policinë, sepse sipas tij, ata janë të urdhëruar nga lartë dhe nuk është faji i tyre për këtë. Sipas Ajdinit, kjo është e turpshme, se në vend që të arrestohen kriminelët e këtij vendi, thërrasin opozitën në polici.

Ai u mor në pyetje në lidhje me protestën që ASH e organizoi ditë më parë para Ministrisë së Drejtësisë, duke hedhur bojë të kuqe ndaj godinës së këtij dikasteri. Ajdini në polici u shoqërua nga kryetari i ASH-së, Zijadin Sela dhe deputetët e partisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments