Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot në Kuvend, duke iu përgjigjur pyetjes deputete të Dragan Kovackit nga VMRO-DPMNE, theksoi se vrasësi i hendbollistit kroat Denis Tot ka qenë i afërt me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
“Këtë e tregojnë pamjet”, tha Spasovski, duke aluduar në fotot që dolën në publik, ku i dyshuari i parë Angelo Gjorgjievski është fotografuar me Hristijan Mickoskin.
Ai mohoi akuzat se institucionet ishin përpjekur të mbulonin vrasjen e hendbollistit kroat.
- Vrasja u zbardh sa më parë. Për të fshehur diçka duhet të kesh një motiv. Cili do të ishte motivi ynë? – tha Spasovski. telegrami.mk