4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeOligarku rus Deripaska akuzon Kinën se po shkatërron klimën e Rusisë

Oligarku rus Deripaska akuzon Kinën se po shkatërron klimën e Rusisë

Miliarderi rus Oleg Deripaska tha sot se Kina dhe vende të tjera të Azisë juglindore, kanë një mendësi barbare ndaj mjedisit, dhe kanë provokuar fenomene të pazakonta klimatike në zonat ruse.

“Përmbytjet dhe zjarret e thatësirat që këtë vit kanë nisur çuditërisht herët në Siberi, ka gjasa të shkaktojnë dështime në të mbjellat e drithit dhe në pjesën evropiane të Rusisë. Të gjitha këto janë pasoja të një mendësie barbare ndaj mjedisit që është demonstruar nga vende të Azisë, si Kina, Korea, Indonezia, India dhe Afrika e Jugut”, shkruante Deripaska në llogarinë e tij në rrejtin Telegram, cituar nga agjencia ruse finanz.ru.

“Kina jo vetëm vazhdon të prodhojë energji elektrike nga qymyri (duke djegur më shumë se 4 miliardë ton në vit e duke prodhuar kështu 13 gigaton CO2 në atmosferë), por gjithashtu duke sponsorizuar ndërtimin ndërtimin e centraleve të tilla në vende të tjera në zhvillim, sipas programit të Rrugës së Mëndafshtë. Kjo në një kohë kur Kina e Rusia në 2015, nënshkruan marrveshjen e Parisit për klimën,” shkruante biznesmeni.

Megjithse Pekini ka deklaruar shpesh përkushtimin e tij në luftën kundër ndotjes në arenën ndërkombëtare, Deripaska thotë se këto kanë qenë premtime boshe.

“Prandaj është e vendit të hetohen jo vetëm shkaqet e virusit në Vuhan por dhe shkeljet e premtimeve për mbrojtjen e mjedisit, sipas nismës së komisionit të OKB”, nxiti ai.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments