7.1 C
Tetovo
E hënë, 31 Mars, 2025
BallinaLajmeBotaOKB: 142,000 njerëz janë larguar nga Gaza brenda një jave, jetesa është...

OKB: 142,000 njerëz janë larguar nga Gaza brenda një jave, jetesa është bërë e papërballueshme për vendasit

Një zëdhënësi i Sekretari të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarriç, deklaroi se operacionet e reja ushtarake izraelite kanë zhvendosur të paktën 142,000 njerëz brenda një jave.

Dujarriç sqaron se bombardimet kanë ndikuar dhe në ndërprerjen e ndihmave humanitare, ku sipas tij, e ka bërë të papërballueshme jetesën për 2 milionë banorë në Gaza.“Në vetëm një javë, 142,000 njerëz janë zhvendosur dhe ky numër pritet të rritet. Hapësirat e jetueshme për familjet për të mbijetuar janë duke u zvogëluar. Bombardimet e pamëshirshme dhe urdhrat e evakuimit të përditshëm, të kombinuara me bllokadën e vazhdueshme të ndihmës humanitare për një muaj dhe mohimi sistematik i aksesit humanitar për anëtarët e organizatave humanitare kanë sjellë një ndikim katastrofik për 2 milionë banorët. Rezervat e ilaçeve, gazit të gatimit dhe lëndëve djegëse thelbësore për të operuar furrat e bukës dhe ambulancat janë jashtëzakonisht të ulëta.” tha Djurriç. Syri.net-Kathimerini.

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments