Qytetarë maqedonas të organizuar dhe mbështetur nga opozita maqedonase protestuan të premten në Ohër kundër një shoqate kulturore bullgare për shkak të emërtimit të saj sipas Mbretit Boris i Tretë. Maqedonasit e përjetojnë periudhën e Luftës së Dytë Botërore si poshtëruese ndaj tyre ndërsa administroheshin nga qeveria bullgare e kohës, e akuzuar si bashkëpunëtore e fashizmit. Megjithatë, kundërshtimet e këtilla përmes demonstratave ndaj figurave historike po marrin dimensione politike.
Paraqitjet e kohëve të fundit të një pjese të maqedonasve kundër figurave historike bullgare duket se po ndikojnë në mënyrë negative tek Sofja zyrtare, e cila megjithatë ia hoqi bllokadën Shkupit më 19 korrik për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.
Mosmarëveshjet historike dhe identitare midis dy vendeve fqinje jo rrallë kanë nxitur povokime apo protesta në njërin apo në vendin tjetër.
Qytetarë të Ohrit protestuan të premten kundër hapjes së një shoqate kulturore bullgare në këtë qytet për shkak të emrit të kontestuesëhm që mba ajo: Mbreti Boris III.
Protesta e organizuar nga partia radilakale “LEVICA” u mbështet edhe nga VMRO-DPMNE-ja e opozitës. Demonstruesit mbanin parulla ku shkruhej: “Poshtë fashizmi”, “Këtu nuk ka vend për Hitlerin bullgar”, ndërsa godina e shoqatës u qëllua me vezë dhe gurë.
Policia nuk lejoi demonstruesit të cilët u përpoqën të hyjnë në ndërtesë ku ndodheshin ambasadori bullgar, konsulli bullgar i Manastirit, si dhe politikanë të ardhur nga vendi fqinj.
“Ne jemi kundër fashizmit, kundër okupatorit. Bullgarët ishin okupatorë në Maqedoni”, tha një protestues.
“Ky është glorifikim i fashizmit dhe fashistëve si Car Borisi dhe Vanço Mihajllovi”, u shpreh një proptestuese tjetër.
Ndërkohë, përfaqësuesit e shoqatës bullgare në Ohër thonë se i gjithë rasti është politizuar, ndërkohë që ata nuk bashkëpunojnë me asnjë lloj lëvizje naciste apo fashiste. “Figurën e Mbretit Boris III e kemi zgjedhur si një mbret bullgar”, tha një përfaqësues i pakicës bullgare dhe shoqatës kulturore në Ohër.
Më parë Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut bëri thirrje “për sjellje të matur dhe dinjitoze të mbështetur në respektimin e të drejtës së të gjithë qytetarëve pavarësisht përkatësisë etnike, për të ushtruar të drejtën kushtetuese për tubim dhe shprehje të lirë të mendimit”.
Sipas historiografisë maqedonase Mbreti Boris III që ishte në fron deri në vitin 1943 si bashkëpunëtor i Adolf Hitlerit kreu krime në territorin e pushtuar të Maqedonisë së sotme të Veriut dhe bëri deportimin e mbi 1000 hebrenjve nga Maqedonia e Vardarit, nga Anamorava në Serbinë e sotme dhe nga pjesë të Egjeut për në kampin e Treblinkës në Poloninë e administruar nga naziztët.
Por, historianët bullgarë thonë se Mbreti Boris III shpëtoi 20 mijë hebrenjë të Bullgarisë.
Bullgarët, ndërkaq kanë ndjenja dashurie për Ohrin si një qendër e Kishës bullgare të para më shumë se 1000 vjetëve dhe pothuaj se turistët më të shumtë në qytet vijnë nga Bullgaria.