3.1 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeOda Ekonomike e RMV kërkon buxhet 50% më të madh për arsim,...

Oda Ekonomike e RMV kërkon buxhet 50% më të madh për arsim, në Finlandë rrogat në arsim gati 5 herë më të mëdha se në RMV

Oda Ekonomike kërkon rritje prej 50 % të mjeteve nga buxheti për financimin e arsimit, respektivisht nga 3.7% të rriten në 5% nga BPV-ja. Për të pasur një kuadro cilësore duhet të ketë: zhvillim të karrierës, kushte për punë dhe vlerësim të punës së të punësuarve në arsim, porosisin nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Në vendin tonë në vitin 2018, rroga mesatare e të punësuarve në arsim ka qenë 24.276 denarë. Rroga neto ka qenë 394 dollarë në shkollat fillore, në shkollat e mesme – 455, kurse në ato të larta – 626 dollarë. Në Slloveni ku funksionin sistemi i shpërblimit sipas përvojës së punës, mësimdhënësit marrin 2.402 dollarë në muaj në shkollat fillore dhe 2.531 dollarë në shkollat e mesme. Në Finlandë, të ardhurat mujore të mësuesve në shkollat fillore janë 2.896 dollarë, kurse rrogat e profesorëve në arsim të mesëm arrijnë deri në 3.188 dollarë.

Në Finlandë, vend ku arsimi është në nivel mjaft të lartë, shpenzimet e përgjithshme të një nxënësi në shkollë fillore janë 9.305 dollarë, në shkollë të mesme – 10.482, kurse në arsim të lartë – 10.391 dollarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments