7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaOBSH: Evropa po shkon drejt fundit të pandemisë

OBSH: Evropa po shkon drejt fundit të pandemisë

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën ka thënë se kontinenti mundet së shpejti të hyjë në “një periudhë të qetësimit” sa i përket gjendjes me pandeminë.

Si arsye, Dr. Hans Kluge përmendi shkallën e lartë të vaksinimit, fundin e dimrit dhe natyrën më pak të rrezikshme të variantit Omikron.

Duke folur me gazetarë, ai tha: “Kjo periudhë e mbrojtjes së lartë mund të merret si ‘armëpushim’ që mund të sjellë paqe”.

Deklarata e tij, vie pasi që një numër i shteteve evropiane u kanë dhënë fund kufizimeve të pandemisë.

Këtë javë, Danimarka u bë vendi i parë i BE-së që largoi të gjitha kufizimet, duke përfshirë edhe mbajtjen e maskës.

Norvegjia ka ulur masat, ndërsa Suedia të enjten tha se edhe ajo do t’i largojë pothuajse të gjitha masat kufizuese me 9 shkurt.“Pandemia nuk ka përfunduar ende, por ne po hyjmë në një fazë krejtësisht të re”, tha kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson.(BBC)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments