3 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaLajmeObjekti i Teatrit Kombëtar në SHKUP në gjendje të mjerueshme, pas çdo...

Objekti i Teatrit Kombëtar në SHKUP në gjendje të mjerueshme, pas çdo shiu, shtohet rreziku për shembjen e tavanit për situatën momentale ,faji ka emër -dihet ish udhëheqësi,pse nuk ka hetime ?

Tavane që rrezikojnë shembjen pas çdo shiu që bie, e kova që mbushen. Kjo është gjendja brenda Teatrit Kombëtar të Maqedonisë së Veriut në Shkup.

Teatrin e vizitoi sot edhe Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov. Për këtë gjendje ai tha se në 8 vitet e kaluara me tendencë nuk është mirëmbajte teatri edhe pse janë ndarë mjete dhe është ditur se në cilat pjesë pikon pas çdo shiu.

“Jam i shokuar sa i përket asaj që kjo situatë me këtë teatër të shembur zgjat rreth 7 apo 8 vite edhe pse janë ditur pozicionet se diku pikon, diku rrjedh dhe ka problem dhe edhe pse janë siguruar mjete për rinovime ajo nuk ka ndodhur në këto 7 vite dhe mund të konstatoj se me tendencë është mbajte në këtë gjendje Teatri Kombëtar i cili është në situatë dëshpëruese”, deklaroi Zoran Lutkov – Ministri i Kulturës dhe Turizmit.

Lutkov paralajmëroi edhe përgjegjësi për këtë gjendje të Teatrit. Sa i përket teatrit të Tetovës se kur do të përfundoj dhe se a ka keqpërdorime edhe atje, Lutkov u përgjigj;

“Arrijnë informata se çfarë ka ndodhur, ne bëjmë revizion gjatë punës dhe do të dalim me informata konkrete por projekti vazhdon siç vazhdon edhe për bibliotekën dhe teatrin ashtu edhe për teatrin turk por edhe investime tjera. Kur do të përfundoj përafërsisht? Në më shumë vite është tenderi dhe në dy vitet e ardhshme do të punojmë që sa më shpejtë të përfundoj pasi është në interesin tonë dhe na presin edhe projekte tjera të ndërtohen”, tha Zoran Lutkov – Ministri i Kulturës dhe Turizmit.

Ministri i Kulturës Zoran Lutkov shtoi se për teatrin e Tetovës për këtë vit janë ndarë rreth 220 milion denarë dhe se punimet vazhdojnë. /alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments