4.4 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaNYT: Skenari i një lufte bërthamore, gjithnjë e më afër

NYT: Skenari i një lufte bërthamore, gjithnjë e më afër

Ndërsa Rusia dhe NATO përshkallëzojnë përplasjen e tyre mbi Ukrainën, strategët ushtarakë dhe ish-zyrtarët e SHBA-së paralajmërojnë se ekziston një rrezik i largët, por në rritje i një rrëshqitjeje të paqëllimshme në konflikt të drejtpërdrejtë – madje, në disa skenarë, një luftë bërthamore.

“Perspektiva e një lufte bërthamore”, paralajmëroi këtë javë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, “tashmë është kthyer në sferën e mundësisë”.

Liderët e të dyja palëve theksojnë se e konsiderojnë të paimagjinueshme një luftë të tillë, edhe pse bëjnë përgatitjet dhe nxjerrin deklarata se si mund ta realizojnë atë. Por frika, theksojnë ekspertët, nuk është një përshkallëzim i qëllimshëm në luftë, por një keqkuptim që çon në luftë.

Lufta në Ukrainë i rrit këto rreziqe në një nivel që nuk është parë që nga kriza e raketave në Kubë dhe në disa mënyra është potencialisht më e rrezikshme se kaq, thonë disa ekspertë.

Forcat e NATO-s, të destinuara si mbrojtëse, po grumbullohen pranë kufijve rusë, që me pjesën më të madhe të ushtrisë ruse të bllokuar në Ukrainë, janë jashtëzakonisht të cenueshëm. Udhëheqësit gjithnjë e më shumë paranojakë të Kremlinit, të përballur me shkatërrimin ekonomik dhe trazirat e brendshme, mund të besojnë se është duke u zhvilluar tashmë një komplot për t’i hequr ata qafe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments