linku
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi deklaroi se shërbimet e MASH-it do të kontrollojnë se për çfarë saktësisht bëhet fjalë, duke u përgjigjur në pyetjen nëse e di për përleshjet e organizuara të të miturve- nxënës në sheshet e hapura të lojërave në qendër të Shkupit. Incizime nga rrahjet midis fëmijëve, të cilët janë të rrethuar me tifozë – moshatarë të tyre, por edhe të rritur, janë publikuar edhe në rrjetet sociale.
“Duhet të kontrollojmë çfarë është dhe si është, sepse si ministër jam në takime dhe në ngjarje. ne kemi qasje të koordinuar me të gjitha institucionet, për të gjitha sfidat me të cilat përballemi. Edhe për këtë sfidë apo problem, nëse është ashtu, do të reagojmë nëse nuk kanë reaguar menjëherë kolegët e mi në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës”, deklaroi Ademi.