-0.7 C
Tetovo
E premte, 27 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeNxënësit e Maqedonisë së Veriut përmes internetit në shkollë do të mund...

Nxënësit e Maqedonisë së Veriut përmes internetit në shkollë do të mund të marrin materialet mësimore, paralajmëroi Ministria

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka vlerësuar që nxënësit e shkollave fillore do të mund të marrin materiale mësimore dhe tekstet edukative shtesë përmes rrjetit të internetit në shkolla.

“Në 40 shkolla tashmë janë vendosur pajisje të reja, bashkëkohore, përmes të cilave nxënësit do të mund të qasen në mënyrë të sigurt në rrjetin global të internetit me qëllim që më lehtë t`i përvetësojnë materialet mësimore, ndërsa njëkohësisht të kërkojnë edhe përmbajtjeve edukative shtesë”, sqaroi Ministria.

Përmbajtja e papërshtatshme për fëmijët në internet, premtoi Ministria, do të pamundësohet nga sistemi qendror me qëllim mbrojtjen e fëmijëve.

“Qasja mundësohet nëpërmjet pikave qasëse pa rrjetë në të gjitha klasat, ndërsa kërkimi i përmbajtjeve është i kufizuar vetëm për nevojat arsimore. Pajisjet janë furnizuar përmes projektit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për avancimin  e arsimit fillor i cili është financuar me mjete  nga Banka Botërore”, deklaroi Ministria.

Ministria theksoi që ky investim është pjesë e procesit të digjitalizimit të arsimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments