TV21 sot pyeti zv/ministrin e arsimit Lulzim Aliun në lidhje me nxënësit shqiptarë të Banjicës në Komunën e Çashkës, të cilët në mungesë të shkollës po mësojnë në objekt të Xhamisë. Ai tha se procedura e tenderimit ka përfunduar dhe se shkolla do të ndërtohet shumë shpejt.
Në lidhje me: Të detyruar sepse nuk kanë shkollë, filloristët në Çashkë fillojnë mësimin në mekteb të xhamisë
“Në fshatin e Banjicës mësimi është duke u realizuar dhe është procedura për ndërtimin e objektit modular e cila do të ishte një zgjidhje e përhershme e problemit që kanë ato banorë për arsimin fillor. -Objekt modular për zgjidhje të përhershme? Po, po dhe bazamenti është i ndërtuar, procedura e tenderimit ka përfunduar dhe tani duhet të fillojë realizimi i punës meqë është objekt modular ajo, ndërtohet shumë shpejtë”, tha Lulzim Aliu, zëvendësministër i Arsimit.