Nga Ekonomia Online
Numri total i të konfirmuarave me Coronavirus në mbarë botën ka arritur në 1 699 019.
Krahas rritje të të infektuarve po rritet edhe ai i vdekjeve, por edhe i të shëruarave.
Numri i vdekjeve ka shkuar në 102 782, ndërsa ai i të shëruarave është 376 976, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.
Italia vazhdon të jetë vendi që ka numrin e fataliteteve më të madh me 18 849, por ShBA është gati ta kalojë me 18 777 të vdekur.
ShBA është e para në listë sa i përket të prekurve duke kaluar gjysmë milionin.
Këto janë 11 shtetet me numrin e të prekurve që prijnë në listën e 184 vendeve dhe rajoneve ku është përhapur Coronavirusi.
SHBA: 501,609
Spanjë: 158,273
Itali: 147,577
Franca 125,931
Gjermania 122,171
Kina 83,003
Mbretëria e Bashkuar 74,605
Irani 68,192
Turqia 47,029
Belgjika 26,667
Zvicra 24,551