19.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Gusht, 2025
BallinaLajmeNumri i nxënësve në shkollat e Tetovës mbetet i njëjtë! Në Shkollën...

Numri i nxënësve në shkollat e Tetovës mbetet i njëjtë! Në Shkollën “Kirili dhe Metodi” rritet vazhdimisht

931 nxënës janë regjistruar në klasën e parë në 12 shkollat fillore të Tetovës. Ky numër pothuajse është identik me atë të vitit të kaluar. Nazmi Dauti nga Sektori për Arsim në Komunën e Tetovës tha se edhe pse të dhënat fillestare nga Drejtoria e Librave Amë tregonin se fëmijët e lindur në vitin 2019 janë me numër më të madh, numri i nxënësve që fillojnë klasën e parë në Tetovë ka mbetur i njëjtë.“Sa i përket diferencës së nxënësve në vitin shkollor 2025-2026, në krahasim me vitin shkollor 2024-2025, numri i nxënësve është thuajse identik. Nuk kemi ndonjë ulje apo rritje, edhe pse fillimisht kur morëm të dhënat nga Drejtoria e Librave Amë, për fëmijët e lindur gjatë vitit 2019, ky numër ishte pak më i madh se ai i fëmijëve të lindur në vitin 2018. Por, sipas statistikave, numri i nxënësve të regjistruar në 12 shkollat fillore në vitin 2024 dhe 2025 është i njëjti në të gjitha shkollat e Tetovës”, tha Nazmi Dauti – Sektori për Arsim.Ndërkohë që në të gjitha shkollat tjera numri i nxënësve ka mbetur i njëjtë, interesimi për t’u regjistruar në shkollën fillore “Qirili dhe Metodi” është rritur. Vetëm këtu deri tani janë regjistruar rreth 130 nxënës në klasën e parë, gjë që sipas drejtoreshës ndodh për shkak të kushteve që ofron shkolla.

“Duke e parë situatën në 11 shkollat tjera, por edhe nëpër fshatra, gjithmonë flitet për ulje të numrit të nxënësve, ndërsa tek ne numri vetëm rritet. Sa u përket fshatrave, e dimë se shumë prej tyre janë mbyllur për arsye të ndryshme dhe banorët zbresin në qytet. Unë mendoj se në blloqet tona 70 dhe 82, ku gravitojmë ne, pronarët i kanë shitur banesat ose i japin me qira. Shkolla jonë ka qenë gjithmonë në nivel, por tani përmendet edhe më shumë për kushtet, për arsimin që zhvillojmë dhe për sukseset e arritura. Kjo është dëshmia pse prindërit vendosin të marrin banesa me qira vetëm që t’i sjellin fëmijët e tyre në shkollën tonë”, u shpreh Sihana Kaba Kasami – Drejtoresh e Shkollës “Kirili dhe Metodi”.Numri i nxënësve në këtë shkollë ka kaluar mbi 1100. Sipas drejtoreshës, do të ketë nevojë për hapjen e paraleleve të reja, pasi disa klasa tashmë kanë nga 39 nxënës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments