14.6 C
Tetovo
E shtunë, 7 Qershor, 2025
BallinaLajmeNumërohen 95% e votave, PS kryeson me 82 mandate

Numërohen 95% e votave, PS kryeson me 82 mandate

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit vijon në të gjithë vendin. Deri më tani, kur janë numëruar 95% e votave, Partia Socialiste (PS) ka siguruar 52.13% të votave në shkallë vendi, përkthyer në 82 mandate, duke mbajtur epërsinë në shumicën e qarqeve.

 Nga ana tjetër koalicioni PD-ASHM ka 34.45% të votave në nivel kombëtar, përkthyer në 52 mandate. Në vend të tretë si forcë politike renditet PSD me 3.93%, e cila ka siguruar deri më tani 3 mandate. Nga një mandat secila kanë marrrë Lëvizja Bashkë, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet dhe Partia Mundësia.

Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, deri në orën 19:00 të dielës së 11 majit, vetëm 42,17% e qytetarëve e shfrytëzuan këtë të drejtë. Përveç fletëvotimeve brenda vendit, për herë të parë sivjet do të numërohen edhe të paktën 194.889 zarfe të ardhura nga shqiptarët jashtë vendit.rtsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments