16.8 C
Tetovo
E hënë, 12 Maj, 2025
BallinaLajmeNumërohen 42.56% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83...

Numërohen 42.56% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate, Shehaj i merr një mandat PD. PSD forcë e tretë politike

Deri në orën 13:30 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 2225 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.Nga ana tjetër koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike është me 50  mandate.

Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë që Partia Mundësia ka 2 mandate dhe Lëvizja Bashkë një mandat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments