linku i KQZ
https://iemis.kqz.gov.al/results2025/?lang=AL&v1=IN
Në 12 qarqet e vendit vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 3192 qendra votimi, nga 5225.PS ka marrë në rang vendi 442, 947 vota ose 52.65 %, kundrejt 285,930 votave të PD-ASHM, 33.99%.
PSD ka marrë 31,085 vota, ose 3.70 %, Nisma Shqipëria Bëhet 30, 002 vota, ose 3.57 % dhe Partia Mundësia, 23,653 vota ose 2.81 %.
Ky rezultat është deri në orën 18:46.
Partia Socialiste deri tani dominon në 10 qarqe të vendit, me përjashtim të Shkodrës dhe Kukësit.
Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate, Partia Demokratike 51 mandate, PSD 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 1 mandat