Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Prof. Dr. Numan Kurtulmush, sot ka qëndruar në Tetovë, ku ka realizuar vizitë në shkollën ndërkombëtare “Maarif”, me këtë rast nga kjo shkollë u organizua edhe ngjarja për hir të “Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke”.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme, kryeparlamentari turk, Kurtullmush, ka qëndruar në qytetin e Tetovës, ku nën organizimin e Universitetit të Tetovës, ka mbajtur fjalim në konferencën me temë: ”Në kërkim të një sistemi të ri global”, ndërkohë përveç këtyre vizitave, kryeparlamentari Kurtullmush, së bashku me delegacionin e tij – kishin rastin që të vizitojnë edhe Xhaminë e Larme.