8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBota“Nuk respektoi…”/ SHBA sekuestron avionin e presidentit të Venezuelës

“Nuk respektoi…”/ SHBA sekuestron avionin e presidentit të Venezuelës

Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një aeroplan të përdorur nga Presidenti venezuelian Nicolas Maduro. Autoritetet amerikane e kanë dërguar avionin nga Republika Domenikane në Florida, pasi kanë përcaktuar se blerja e tij shkelte sanksionet e Shteteve të Bashkuara, tha të hënën Departamenti i Drejtësisë.

Sekuestrimi i avionit erdhi ndërsa është rritur trysnia mbi Presidentin Maduro, si brenda ashtu edhe jashtë vendit lidhur me zgjedhjet e 28 korrikut, që ai pretendom se i ka fituar. Por opozita në Venezuelë thotë se zgjedhjet u fituan nga kandidati i saj. Presidenti Maduro, bashkëpunëtorët e tij dhe sektori i naftës në shtetin anëtar të OPEC-ut janë nën sanksione amerikane. Mënyra se si i trajtoi ai zgjedhjet ka rritur mundësitë se mund të vendosen masa të mëtejshme.

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Merrick Garland tha në një deklaratë se avioni i tipit ‘Dassault Falcon 900EX’ u ble në mënyrë të paligjshme për 13 milionë dollarë përmes një kompanie guaskë dhe u nxor kontrabandë nga territori amerikan “për përdorim nga Nicolás Maduro dhe miqtë e tij”.

Ky sekuestrim të dërgojë një mesazh të qartë: avionët e blerë ilegalisht nga Shtetet e Bashkuara për të mirën e zyrtarëve të sanksionuar venezuelas, nuk mund të përdoren”, tha Matthew Axelrod, Ndihmës Sekretari amerikan i Departamentit të Tregtisë për Zbatimin e Eksportit.

Zyrtarët amerikanë thanë se sekuestrimi, i cili u njoftua fillimisht nga rrjeti amerikan CNN, u krye në bashkëpunim të ngushtë me Republikën Domenikane.

Qeveria e Venezuelës nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.

“Ky është një hap i rëndësishëm për t’u siguruar që Maduro do të vazhdojë të ndjejë pasojat e keqqeverisjes së tijnë Venezuelë”, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Një gamë e gjerë burimesh të pavarura kanë treguar se Presidenti Maduro dhe përfaqësuesit e tij “kanë manipuluar me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 28 korrikut, kanë pretenduar në mënyrë të rreme fitoren dhe kanë kryer shtypje të gjerë për të mbajtur pushtetin me forcë”, shtoi më tej zëdhënësi.

Një hetim i Departamentit të Drejtësisë tregoi se në fund të vitit 2022 dhe në fillim të vitit 2023 “personat e lidhur me zotin Maduro dyshohet se përdorën një kompani guaskë me bazë në Karaibe për të fshehur përfshirjen e tyre në blerjen e paligjshme të avionit “Dassault Falcon 900EX”.Vitin e kaluar aeroplani u eksportua ilegalisht nga Shtetet e Bashkuara për në Venezuelë, përmes Karaibeve, e që nga ajo kohë është përdorur “për qëllimet e Maduros dhe përfaqësuesve të tij, përfshirë për vizitat e tij në vende të tjera”, tha Departamenti i Drejtësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments