Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka kritikuar Joseph Borrellin për mos reagim për kidnapimin e tre policëve të Kosovës nga Serbia, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Borrell reagoi vetëm për pesë kushtet e Kurtit, duke e pranuar se ai po dirigjohet nga Vuçiçi dhe se i ka bërë palë kriminelët me kryetarët e komunave veriore dhe Policinë e Kosovës.
Ai ka thënë se kjo është ofenduese për shtetin e Kosovës e për Policinë, pasi kjo e fundit vetëm po e zbaton rendin dhe ligjin.
Postimi i tij i plotë:
Mirëmëngjes qytetarë,
Siç po e vëreni, asnjë reagim nga Borelli për tre policët shqiptarë që po mbahen në llogoret e Vuçiqit! Reagimi i tij i vetëm paska ardh për 5 pikat e Kryeministrit, ku ndër tjera paska shkru se nëse hjeken policia jonë speciale dhe hjeken kryetarët nga objektet komunale, paralelisht do t’kërkojnë nga Vuçiqi që “me perkrah tërheqjen e elementeve radikale!”
qe perkthehet,
Borelli po e pranon që Vuçiqi i dirigjon këto elemente radikale të strukturve kriminale, dhe
Borelli i paska bë palë kriminelët me kryetarët dhe Policinë e Kosovës, dhe tash po kërkon me i shti në pazar si palë të barabarta.
Kjo është ofenduese për shtetin e Kosovës, për Policinë tonë, sepse nuk kemi të bëjmë me palë të barabarta, por Policinë që zbaton ligjin dhe kërkon rend e siguri, dhe kriminelët që synojnë kontroll t’asaj hapësire dhe destabilizim të vendit!
Kaq për Borellin miq!