13.6 C
Tetovo
E martë, 6 Maj, 2025
BallinaLajme“Nuk përdor dot ti foton me Trump”/ ‘Bllofi’ i Vuçiçit: Nuk u...

“Nuk përdor dot ti foton me Trump”/ ‘Bllofi’ i Vuçiçit: Nuk u sëmur, iu ndalua takimi!

Dështimin e tij për të takuar presidenti amerikan Donald Trump, kreu i shtetit serb Aleksandar Vuçiç e justifikoi me një sëmundje të papritur, e cila e detyroi në fundjavë, sipas ndihmësve të tij, që të kthehej me urgjencë në Beograd.Megjithatë, duke komentuar kthimin e bëftë të Vuçiçit, ish-diplomati serb, Nebojsha Vujoviç u shpreh se presidenti i Serbisë nuk kishte llogaritur siç duhet ndikimin e veprimeve të tij dhe për pasojë, shefja e kabinetit të Trump i ndaloi hyrjen në kompleksin në Florida, pavarësisht se ai kishte paguar për të qenë aty.

“Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Trump janë më të fokusuar në raportin personal me Putinin. Vuçiç nuk mund të përdorë një foto me Trumpin si mjet për të zgjidhur çështjet e brendshme në Serbi. Ai shpresonte që, me një fotografi në Florida, të zbuste presionin nga Europa dhe të siguronte rrugën drejt Moskës. Por, duke u përpjekur të pozicionohej mes Trumpit dhe Putinit, ai ia zuri vendin Trumpit si figura udhëheqëse përballë Europës”, mësohet të ketë thënë Vujoviç.Dhe njeriu që frenoi këto plane të Vuçiçit, është e sprovuar në lojërat e pushtetit. Susie Wiles ka drejtuar për gati 10 vjet firmën lobuese Ballard Partners në Tallahassee.

Ajo është gruaja e parë në historinë e SHBA-së që është emëruar si shefe e kabinetit të presidentit amerikan dhe konsiderohet person i besuar i tij.

Vetë Trumpi e ka pohuar publikisht se Wiles e ndihmoi të realizonte atë që ai e përshkroi “si një nga fitoret më të mëdha politike në historinë e SHBA-së dhe ka qenë pjesë thelbësore e fushatave të tij të suksesshme në 2016 dhe 2020”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments