4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNuk ndalet Milloshoski, do t’i njoftojë BE-në, OSBE-në dhe Komitetin e Helsinkut...

Nuk ndalet Milloshoski, do t’i njoftojë BE-në, OSBE-në dhe Komitetin e Helsinkut për kërcënimet e Azirit

Për skandalin dhe veprën penale të kryer nga sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Azirin, me shkresë do t’a njoftoj misionin e OSBE-së, ambasadën e BE-së në Maqedoni, si dhe Komitetin e Helsinkut. Për këtë ka bërë të ditur vet deputeti Antonio Milloshoski i cili dje gjithashtu ngriti padi penale kundër Azirit, përshkak kërcënime që mori nga ai.

Ai në një deklaratë për Mkd.mk thotë se veprimi i Azirit në fakt është shkelje e principeve themelore të demokracisë dhe nxitjes për dhunë.

“Kur funksionar i lartë në pushtetin eksekutiv publikisht kërcënohet me “thyerje duarsh dhe këmbësh” të deputetëve , kjo në fakt është shkelje e principeve themelore të demokracisë dhe nxitjes së dhunës, që është rezik serioz për gjithë shoqërinë. Kryeministri dhe ministrja e kulturës më së paku që mund ët bëjnë është të shkarkojnë funksionarin e tillë dhe me këtë të bindin opinionin se në Qeveri nuk ka vend për ata që nxitin urrejtje dhe promovojnë dhunë fizike mbi ata që nuk mendojnë njëlloj politikisht, që në të ardhmen të mos përsëriten këto veprime joligjore. Njëkohësisht misionet e OSBE-së dhe BE-së në Shkup do të ishte mirë të ndihmojnë me trajnime shtesë të një pjese të funksionarëve të cilëve do ua përmirësonin standardet e kulturës politike si parakusht për dialog më civilizues demokratik në shoqërinë maqedonase multietnike”, thotë Milloshoski.

Ndonëse Valmir Aziri dje e fshiu statusin e tij në FB, kjo si duket nuk do ta shpëtojë atë nga përgjegjësia penale nëse Milloshoski vendosë të shkojë deri në fund me këtë çështje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments