14 C
Tetovo
E enjte, 19 Shtator, 2024
BallinaLajmeNuk ndalen reagimet e politikanëve bullgarë pas deklaratës së Nikollovskit – kërkohet...

Nuk ndalen reagimet e politikanëve bullgarë pas deklaratës së Nikollovskit – kërkohet kërkim falje dhe dorëheqje e ministrit

Për fjalorin që e ka përdorur ka vetëm një justifikim – dorëheqjen e atij ministri, ndërsa nëse nuk e bëjnë këtë, as presidenti, as kryeministri, as ministrat, as partitë nuk duhet të takohen e të bisedojnë me të. Kështu lideri i GERB-it Bojko Borisov sot e ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski i cili si i ftuar në TV Alfa, duke folur për mungesën e flamurit të Maqedonisë në foton e përbashkët të presidentes Gordana Siljanovska – Davkova dhe Rumen Radevit tha “se shihet qartë se nikoqiri nuk është i civilizuar, as nuk ka respekt, prandaj ndodhin këto situata. Më mizorë nga ata janë vetëm shërbëtorët tanë vendor”.

Borisov në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve thekson se autoritetet e Maqedonisë kanë vepruar në mënyrë mizore me presidentin bullgar dhe ministrat të cilat u takuan me ta dhe shton: “Qeveria në vend është formuar së fundmi, kështu që ndoshta nuk janë të njohur me protokollin shtetëror”.

“Mendoj se kanë vepruar në mënyrë perfide me presidentin, me ministrat që u takuan me ata, me qëllime të mira, këtë nuk mund ta mohoj. Me të vërtetë, ata kanë qenë së fundmi në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe çështjet rreth protokolleve nuk janë të qarta për protokollin shtetëror. Ajo është përshkruar qartë, për takim miqësor, për zyrtarë, për punë, por le të themi që nuk kanë përvojë këtu. Por, gjuha që ata përdorin ka vetëm një justifikim – kërkim falje. Dorëheqja e atij ministri. Dhe, nëse nuk e bëjnë këtë, as presidenti, as kryeministri, as ministrat, as partitë nuk duhet të takohen dhe të bisedojnë me ata”, tha Borisov.

Sipas liderit të GERB-it, Bullgaria nga jashtë duket e tmerrshme dhe prandaj si shtet duhet të përpiqet të tregojë stabilitet për të ecur përpara, ndërsa këtë, thotë Borisov, Bullgaria nuk po e bën tashmë qe shtatë palë zgjedhje.

“Së pari duhet të sillemi si shtet, të tregojmë stabilitet, të tregojmë potencial për të ecur përpara, ndërsa këtë nuk po e bëjmë tashmë qe shtat palë zgjedhje. Dhe ju vetë nga unë, keni dëgjuar se Bullgaria nga jashtë duket e tmerrshme. Gazetat më të mëdha në Evropë shkruanin se Bullgaria nuk ka qeveri”, shtoi lideri i GERB-it.

Reagime ka pasur edhe nga politikanë të tjerë bullgarë. Stanisllav Ballabanov nga “Ka një popull të tillë”, duke komentuar intervistën televizive të Nikollovskit në Kuvendin kombëtar tha se politikanët në Maqedoninë e Veriut nuk do ta shohin Bashkimin Evropian me këtë sjellje, duke theksuar se nuk e kupton pse politikanët bullgarë janë të revoltuar, kur të njëjtit disa vite më parë hoqën veton për vendin.

“Politikanët në Maqedoninë e Veriut nuk do ta shohin BE-në me këtë sjellje. Maqedonia e Veriut nuk do të arrijë në BE, përderisa nuk korrigjojnë sjelljen e tyre, retorikën dhe të respektojnë të gjitha elementet e marrëveshjeve”, tha Ballabanov. Në rend të parë, ata që pretendojnë se janë euroatlantikë – Borisov, Peevski, Asen Vasilev, Kiril Petkov, Hristo Ivanov, kanë shtypur butonat për të hequr veton. Nuk e kuptoj pse po ata politikanë janë të revoltuar sot, pasi e dhanë Bullgarinë “në sportel” para disa vitesh me heqjen e vetos”, tha Ballabanov. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments