-1.3 C
Tetovo
E enjte, 16 Janar, 2025
BallinaLajme“Nuk mundesh të më mbash me zor, turp t’ju vijë” – Ilire...

“Nuk mundesh të më mbash me zor, turp t’ju vijë” – Ilire Dauti “grindet” me Gashin dhe Micevskin(video)

Grindje në Kuvend mes Ilire Dautit, kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Këtë mëngjes ajo e ka deponuar dorëheqjen e saj pasi të premten u votua interpelanca kundër saj si kryetare të Komisionit për politikë sociale. Në seancën e sotme ajo kërkoi që ta arsyetojë dorëheqjen e saj, por kryeparlamentari Afrim Gashi nuk lejoi duke thënë se këtë mund ta bëjë në seancën e ardhshme më 21 janar. Pas kësaj Dauti insistoi duke u grindur verbalisht me Gashin, e aty u përfshi Talat Xhaferi i cili Gashit ia shpjegonte Rregulloren, ndërsa në grindje morën pjesë edhe deputetë të VMRO-DPMNE-së.Gashi dha pauzë, por Ilire Dauti nuk e lëshoi foltoren e Kuvendit, e shoqëruan edhe deputetët e FE. Pas pauzës Gashi lëshoi pe dhe i lejoji Dautit që ta tregojë arsyetimin për dorëheqjen.

Në fillim të fjalimit, deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it e lëshuan sallën. Në arsyetimin e saj Dauti e përsëriti qëndrimin se e vetmja mënyrë të vazhdojë në pozitën e kryetares së Komisionit për politikë sociale  është që të mblidhen të gjithë deputetët dhe ta anulojnë interpelancën kundër saj. Deputetët që e votuan interpelancën për të, por edhe kryeparlamentarin Gashi i quajti deputetë të parespektuar.

Pas prezantimit të arsyetimit të dorëheqjes, kryetari Gashi e konstatoi dorëheqjen e Dautit nga funksioni Kryetare e Komisionit për politikë sociale pasi të premten u votua interpelanca kundër saj.

youtube.com/watch?v=p1lKDBtx5hY&t=13s

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments