7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNuk kishte ndodhur kurrë më parë, bie shi në Greenland

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, bie shi në Greenland

Në majën akullnajore të Greenland-s ra shi për herë të parë në histori, në fenomenin e radhës shqetësues klimatik. Ashtu si shumica e hemisferës veriore, Greenland-a po përballet me një valë masive të nxehti, me temperatura që shkojnë mbi ato të ngricave, për herë të tretë në më pak se një dekadë.

Më 14 Gusht, në një vend që normalisht uji nuk ka gjasa të jetë i lëngshëm, Qendra Kombëtare e të Dhënave të Dëborës dhe Akullit (NSIDC) regjistroi disa orë shi.

“Nuk raporte të mëparshme për reshje shiu në këtë vend, që arrin në 3 216 metra lartësi”, tha kjo qendër, duke theksuar se sasia e humbur e akullit në një ditë të vetme ishte 7 herë më e madhe se mesatarja ditore përgjatë kësaj periudhe të vitit.

“Greenland, ashtu si pjesa tjetër e botë, po ndryshon”, tha një ekspert nga Universiteti i Colorado-s për The Washington Post“Tani po shohim 3 evente shkrirjeje në një dekadë në Greenland dhe përpara 1990-s, kjo gjë ndodhet një herë në 150 vjet… dhe tani po bie shi, në një zonë ku nuk kishte rënë kurrë”, shtoi ai./tvklan.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments