Presidenti amerikan, Donald Trump tha të hënën se “nuk ka asnjë ide” se nga erdhi imazhi i tij si Papë nga inteligjenca artificiale, edhe pse ai postoi në llogarinë e tij Truth Social.“Dikush krijoi një fotografi timen të veshur si papa dhe e publikoi në internet. Nuk jam unë që e bëra. Nuk kam asnjë ide se nga erdhi. Ndoshta ishte inteligjenca artificiale, por nuk di asgjë për të. E pashë vetëm mbrëmë”, tha presidenti në Zyrën Ovale të hënën.
“Në fakt, gruaja ime mendoi se ishte e lezetshme. Ajo tha: A nuk është e bukur?”, shtoi presidenti.Trump, i cili ditë më parë bëri shaka se “do të donte të ishte papë”, postoi imazhin e modifikuar të vetes me një rrobë të bardhë dhe kapelën si papë, me gishtin tregues të ngritur, në platformën e tij Truth Social të premten vonë. Më pas u rishpërnda nga Shtëpia e Bardhë në llogarinë e saj zyrtare në X.
I pyetur pse u postua në llogarinë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë edhe pse ishte krijuar artificialisht, presidenti u përgjigj: “Më lini të qetë”.
“Dikush e bëri për qejf”, shtoi ai.