Kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk e sheh të udhës t’u kërkoj falje punonjësve të Kuvendit të cilëve ditë më parë ju drejtua me sharje, të cilat u dëgjuan në transmetimin e drejtpërdrejt në Kanalin televiziv të Kuvendit. Në brifing me gazetarët Xhaferi tha se nuk mendon se ka shkelur Kodin etik për sjellje, përderisa bën punën e tij ashtu siç duhet.
Nuk ndjej nevojë të kërkoj falje, duke bërë punët e mia nuk mendoj se kam shkelur Kodin Etik“, deklaroi Talat Xhaferi, kryeparlamentar.
Pas kësaj kreu i Kuvendit tha se nuk i shau punonjësit, por sharjet kanë qenë për qasjen e tyre në punë.
Ipyetur për fjalët fyese, Xhaferi tha se të njëjtat i dinë vetë ata që sipas tij kanë bërë gabime gjatë punës. Shtoi se administratorët në Kuvend paguhen 20% më tepër se kolegët e tyre në institucionet e tjera dhe të njëjtit duhet të respektojnë orarin dhe procesin e punës.
“Nëse dikush mendon se shërbimet në orarin e punës mund ta kalojnë ditën në rrugën “Maqedonia”, gënjehet. Nuk kërkoj asgjë më shumë as më pak, në orarin e punës, duhet të jenë në punë”, theksoi Talat Xhaferi.
E para se të mbahej brifingu me gazetarët, deputetët e VMRO-DPMNE-së me afishe ku shkruhej “Ik atje, hej sus” mbajtën konferencë për media. Kërkojnë dorëheqjen e kryeparlamentarit.
“Xhaferi më së paku çka mund të bëj është të kërkoj falje për një sjellje të tillë dhe të jap dorëheqje nga funksioni kryetar i Kuvendit. Duam të porosisim Xhaferin se sa do të që të ikë nga përgjegjësia dhe të provoj të harrohet ky skandal, njolla që e la pas vete gjithmonë do ta përcjellë”, theksoi Dafina Stojanoska, deputet e VMRO-DPMNE-së.
Për protestën e paralajmëruar të VMRO-DPMNE-së për më 18 qershor , Xhaferi tha se çdokush ka të drejtë të protestojë, por shtoi se në Kuvend nuk mund të përsëriten gjëra që kanë ndodhur në të kaluarën.