10.2 C
Tetovo
E martë, 11 Mars, 2025
BallinaLajmeNuk ka asnjë parregullsi në tender/ Taravari: 50 denarë për parking nuk...

Nuk ka asnjë parregullsi në tender/ Taravari: 50 denarë për parking nuk janë shumë siç thonë disa

Tenderi për ndërtimin e garazheve në Qendrën klinike i ka kaluar të gjitha procedurat por ende nuk është nënshkruar marrëveshja me kontraktorin, për shkak se së pari duhet të kalojë në Qeveri. Këtë e deklaroi ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, i cili shtoi se çmimi prej 50 denarëve, sa është planifikuar, nuk është i lartë. Shton se gjatë procedurës së tenderit për zgjedhjen e kompanisë, nuk ka asgjë të parregullt. Ai vlerëson se duhet të merret parasysh dhe se nëse anulohet tenderi kjo do të thotë se për procedurën e re do të duhet të kalojë së paku edhe një vit.

“Nuk kemi nënshkruar, duhet të kalojë në qeveri, në qeveri ka filtra të caktuara që duhet parë të gjitha dokumentet. Se duhet parking në qendrën klinike, duhet, këtë askush nuk e konteston. Sa më shpejt, aq më mirë. Megjithatë për mua është shumë i rëndësishëm zëri i opinionit, është shumë i rëndësishëm për mua. Edhe pse disa thonë se 50 denarë janë shumë, unë mendoj se në shumicën e qyteteve, parkingu kushton 50 denarë”, u shpreh Arben Tarabari , ministër i Shëndetësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments