2.3 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNuk është normale, rroga minimale të jetë 23 mijë denarë, ndërsa të...

Nuk është normale, rroga minimale të jetë 23 mijë denarë, ndërsa të paguhet 5 100 denarë për operatorët mobil, vlerësoi Nikollovski

Ministri për Transport në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Nikollovski, ka paralajmëruar operatorin e tretë telefonik, pasi vlerësoi se dy operatorët momental kanë oferta të shtrenjta, transmeton Portalb.mk.

“Tregu i Maqedonisë funksionon si duopoly dhe për këtë tentojmë të ulim çmimet e shërbimeve. Nuk është normale të paguhet paketë prej 5 100 denarëve në kushtet kur rroga minimale është 23 mijë denarë”, deklaroi ministri Nikollovski.

Ai ka sqaruar që ka kompani të interesuara për të hyrë në Maqedoninë e Veriut si operator të tretë mobil, për çka ka paralajmëruar shpallje të tenderit.

“Shoh që të dy operatorët janë të mërzitur dhe i lutem publikisht që mos të tentojnë përmes publikut të porositin tekste dhe sulme, akoma më hiq të të ankohen te ambasadorët e tyre kinse kanë probleme”, deklaroi Nikollovski.

Nikollovski ka theksuar që problemi i vetëm që ai ka është ulja e çmimeve.

“Nëse keni një paketë nomale me telefon mobil, numër fiks, internet optik dhe TV kabllore dhe ajo të kushtojë 5 100 denarë në kushtet kur rroga minimale është 23 mijë denarë, normale është që dikush tjetër do të tentojë uljen e çmimeve”, deklaroi Nikollovski.

Pasi u hap çështja e përdorimit të teknologjisë kineze nga operatori në ardhje 4iG, ministri Nikollovski theksoi që edhe dy kompanitë tjera përdorin teknologji kineze.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 6 gusht shqyrtoi informacionin në lidhje me mundësitë për futjen e operatorit të ri mobil për shërbime më të lira në telefonin fikse dhe mobile. Ky operator është Grupacioni 4iG, i njohur si operatori i dytë më i madh në Hungari. Më 2 shtator, Qeveria e RMV-së dhe kompania hungareze “4iG” kanë nënshkruar Memorandumin për mirëkuptim.

Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) në muajin shkurt konstatoi mungesë të konkurrencës në tregun e telefonisë celulare në analizën e fundit të tregut përkatës për përfundimin e thirrjeve në telefoninë celulare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments