7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Nuk është lojë”, ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri e nxjerrë foton e...

“Nuk është lojë”, ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri e nxjerrë foton e të sëmurit rëndë me COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka publikuar në faqen e vet në Facebook foton e një pacienti në gjendje të rëndë, i shtruar në Spitalin Infektiv për shkak të COVID-19.

Ajo bën thirrje që secili të japë kontributin e vet në kufizimin e përhapjes së virusit, i cili siç shprehet është i rrezikshëm dhe tinëzar.

“Kjo është kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv. Nuk është lojë, rrezikohet jeta! Sepse, siç thonë mjekët, të cilët janë çdo ditë pranë pacientëve, sëmundja është tinzare!”

“A mundemi ne ta kufizojmë përhapjen e COVID19? PO, nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri. Nuk është zgjidhje trajtimi në spital, por parandalimi: Respekto distancën, vendose maskën, ruaj higjienën vetjake dhe kolektive”, shkruan ministrja. /Gazeta Sinjali

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments