27.3 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajme“Nuk është e mirë ideja e VMRO-DPMNE-së” –  Lloga: BE dhe SHBA...

“Nuk është e mirë ideja e VMRO-DPMNE-së” –  Lloga: BE dhe SHBA kundër shpërbërjes së Këshillit Gjyqësor (video)

Është e pasigurt fati i përbërjes aktuale të Këshillit gjyqësor. VMRO-DPMNE nuk lëshon pe në lidhje me idenë për shpërbërjes së plotë të Këshillit, ndërsa ministri i drejtësisë Krenar Lloga pohon se me hapin e tillë nuk pajtohen as BE e as SHBA të cilët me vite të tëra i ndihmojnë reformat në gjyqësor. Lloga edhe paraprakisht reagoi me letër deri te Brukseli dhe Uashingtoni ku shkroi se shpërbërja eventuale e këtij organi do të sjellë përqendrim të fuqisë së tre pushteteve në një parti. Qëndrimin e tij e bazon në rekomandimet e të ashtuquajturit Misioni vlerësues, përkatësisht ekspertëve që BE-ja i dërgoi në vendin tonë që të merren me reformat në Këshillin gjyqësor.

Ministria e drejtësisë shpërndau një pjesë e ndryshimeve të përgatitura në Ligjin për Këshillin gjyqësor që bazohen në mendimet e ekspertëve të BE-së. Me to propozohet që anëtarët e Këshillit gjyqësor të zgjidhen në Kuvend njëjtë si anëtarët e Komisionit antikorrupsion. Po ashtu, në të ardhmen anëtarët e Këshillit do të zgjidhen me propozim të Odës së avokatëve dhe profesorëve të Fakultetit juridik, ndërsa ndryshohen edhe dispozitat për përvojën e tyre në këtë sferë.

Propozim ndryshime të ligjit për Këshillin Gjyqësor.

Rritja e stazhit të gjykatësve nga 6 në 15 vjet si kusht për anëtarët e Këshillit gjyqësor nga radhët e gjykatësve

-Rritja e përvojës së punës nga 15 në 20 vjet si kusht për anëtarët e Këshillit gjyqësor që zgjidhen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga VMRO-DPMNE nuk i komentuan propozim ndryshimet, megjithatë mandatari Hristijan Mickoski së fundmi tha se shpërbërja e Këshillit gjyqësor do ta përforcojë luftën kundër krimit.

“Na duhet që shtyllat kryesore, d.m.th. prokuroria dhe gjyqësori të lirohen nga gjykatësit dhe prokurorët e partizuar që janë pak në numër. Si do të bëhet kjo? Me shpërbërjen e dy institucioneve-Këshillit të prokurorëve publikë dhe Këshillit gjyqësor. Për të ndodhur kjo, duhet të ndryshohen ligjet adekuate”, tha Mickoksi.

Sipas programit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së, përbërja aktuale e Këshillit gjyqësor e ka humbur kredibilitetin, andaj do të shpërbëhet, ndërsa me ndryshimet ligjore do të përcaktohen kritere më të rrepta për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të cilët do të ishin me propozim të Kuvendit dhe presidentit të shtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments