Nga viti i ardhshëm mjekët amë do të kenë rritje të kapitacionit, ndërsa pacientët do të kenë një listë të zgjeruar pozitive të barnave. Këto ndryshime i bëri të ditur drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski. Fondi ka më shumë dilema për zgjerimin e listës pozitive, por prioritet do të kenë barnat për sëmundjet kardiovaskulare.
Sipas Klekovskit, këto sëmundje janë shkaktare për 60% të vdekjeve në vend. Gjithashtu, theksoi se në listën pozitive nuk duhet të futen barnat që kushtojnë nga 50 deri në 100 denarë, gjegjësisht më pak se një pako cigaresh.