Nuk do të mbahet protesta që e paralajmëruan për nesër në mesditë organizatat sindikale nga SHA Posta e Maqedonisë së Veriut. Vendimi për protestën është lënë përkohësisht në pritje për shkak të negociatave të filluara për kërkesën sindikale për rritje rritje lineare të pagave të punonjësve, informuan sot nga Konfederata e sindikatave të lira.
Përfaqësuesit sindikalë dje kanë mbajtur takim me Këshillin drejtues të Postës, prej ku, siç thonë nga KSL, është pranuar kërkesa e organizatave sindikale të Shoqatës për rritje lineare të pagave të punëtorëve, me fillimin e procedurës në momentin e njëjtë të realizimit të kërkesës. Morën premtim se pasnesër do të kenë takim të përbashkët me KD dhe zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi.
Nëse nuk arrihet marrëveshje në afat sa më të shpejtë me Qeverinë dhe Këshillin drejtues, organizatat sindikale paralajmërojnë se do të vazhdojnë me procedurën për organizimin e protestës si dhe me fillimin e procedurës për grevën e punonjësve të Postës me qëllim që të arrihet zgjidhja e kërkesë së punëtorëve për rritje lineare të pagave dhe mbrojtjes së të drejtave dhe dinjitetit të punëtorëve.
Organizata sindikale e SHA Posta e Maqedonisë së Veriut dhe Sindikata e Postës së Maqedonisë paraprakisht kumtuan se arsyeja për protestën është pakënaqësia dhe revolta e punëtorëve nga rritja e pagave 30-vjeçare, shqetësimi për të ardhmen e kompanisë dhe pakënaqësinë nga kushtet afatgjate substandarde për punën dhe mjetet dhe pajisjet e pasigurta për punë.