Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi se Maqedonia e ka njoftuar për tërheqjen e pëlqimit për vendosjen e postit të konsullit të nderit të Rusisë në Manastir.
“Nuk ka dyshim se ky është sërish një gjest i motivuar politikisht, armiqësor. Ky sulm synon të thellojë hendekun në marrëdhëniet ruso-maqedonase të formuar në bazë të sjelljes së varur të S. Maqedonisë dhe për të treguar besnikërinë e verbër të këtij vendi ballkanik ndaj aleatëve perëndimorë, politikën e tyre të sanksioneve dhe presionit brutal ndaj Rusisë, thuhet në njoftimin e Ministrisë.