22.3 C
Tetovo
E diel, 1 Qershor, 2025
BallinaLajmeNuk do të ketë devalvim të denarit! Guvernatori i BP Trajko Sllaveski:...

Nuk do të ketë devalvim të denarit! Guvernatori i BP Trajko Sllaveski: Fokusi i Bankës Popullore – përkrahje e politikave të qeverisë

Kursi real i këmbimit të denarit është përforcuar, gjë që reflektohet në konkurrencën e ekonomisë, eksporti maqedonas është bërë shumë i shtrenjtë për partnerët tanë tregtarë – tha Guvernatori i ri i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski. U zotua se do të marrë masa, por nuk tha konkretisht se cilat. Nuk do të ketë devalvim të denarit – kursi nuk do të ndryshojë në një kurs fleksibil, por do të mbetet fiks – siguroi Sllaveski.

“Pra, denari është i përforcuar për 5.4% krahasuar me të gjithë partnerët tregtarë, dhe krahasuar me euron, denari është vlerësuar në 9%. Supozoj se shumica prej jush jeni gazetarë ekonomikë, e dini që kjo do të thotë humbje e konkurrencës së ekonomisë maqedonase. Republika e Maqedonisë po bëhet më e shtrenjtë për partnerët tanë tregtarë dhe kjo ndikon në eksportet, veçanërisht në veprimtaritë me punë intensive”, tha Trajko Sllaveski.

Sipas Sllaveskit, kjo është rezultat i inflacionit të lartë në vend nga nëntori 2022 deri në janar të këtij viti, dy herë më i lartë se në eurozonë. Ai thotë se ndryshimi do të zhduket nëse vendi kthehet në inflacion në një nivel të ngjashëm me atë në eurozonë. Por ai nuk u përgjigj nëse dhe çfarë masash do të ndërmarrë Banka Popullore për të stabilizuar inflacionin. Kur u pyet nëse do të vendoset menjëherë një kurs këmbimi fleksibil, Sllaveski u përgjigj se kjo nuk do të ndodhë.

“Kursi fiks i këmbimit mbetet, dhëntë Zoti, në të ardhmen e parashikueshme Republika e Maqedonisë do të bëhet anëtare e Bashkimit Europian dhe do të prezantojë euron si monedhë kombëtare”, tha Sllaveski.

E sipas profesorit universitar Branimir Jovanoviq, konkurrenca mund të përmirësohet në dy mënyra, përmes çmimeve më të ulëta dhe cilësisë. Çmimet më të ulëta të eksportit mund të arrihen përmes devalvimit dhe përmes uljes së pagave, por të dyja do të ishin katastrofike për ne. Jovanoviq beson se fjala devalvim duhet të fshihet nga fjalori.

“Mendoj se është absurde të pretendohet se denari është mbivlerësuar dhe se është absurde që për të përmirësuar konkurencën, pagat duhet të mbahen të ulëta ose të mos rriten. Përkundrazi, edhe pagat duhet të rriten sepse standardi i jetesës së qytetarëve duhet të përmirësohet. Do të përmend këtu vetëm një tregues. Paga mesatare në Maqedoni është vetëm 30% e mesatarit europiane, dhe çmimet në Maqedoni janë 60% e mesatares europiane. Çmimi i ushqimit është edhe më i lartë, 80% e mesatares europiane”, tha Branimir Jovanoviq.

Guvernatori i ri i Bankës Popullore Trajko Sllaveski pas betimit solemn tha se Banka qendrore duhet të fokusohet në tre qëllimet kryesore – inflacionin e ulët dhe të qëndrueshëm, përkatësisht stabilitetin e çmimeve, qëndrueshmërinë financiare dhe përkrahjen e politikave të qeverisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments