Artan Grubi nuk do të jetë zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë teknike, shkruan TV21. Grubi tha se sipas marrëveshjes, është propozuar që Bojan Mariçiq të jetë zv/kryeministër në qeverinë me në krye kryeministrin e parë shqiptar, Talat Xhaferin.“Po e vërtet është sepse logjika e zëvendëskryeministrit të parë është që nëse zv/kryeministri është nga radhët e partisë shumicë, LSDM në këtë rast, zv/kryeministri i parë të jetë nga partia e dytë, BDI, apo edhe anasjelltas, tash me kryeministrin e parë shqiptar, z.Talat Xhaferi, rrjedhimisht vendi i zv/kryeministrit të parë i takon partisë së dytë, LSDM-së, që propozon me këtë rast z.Bojan Mariçiq”, tha Grubi./tv21.tv