Të dashur bashkëqytetarë
Në periudhën e kaluar ne kishim bërë disa kontrolle të brendshme në autobusët tanë. Në vendngjarje u konstatua se disa nga pasagjerët nuk respektojnë rregullat e përdorimit të transportit publik.
Ne dëshirojmë të theksojmë sa vijon:
– Përdorni gjithmonë derën e përparme për të hyrë në autobus. Për dalje – dera e mesme ose e fundit.
– Pasi të keni marrë biletën, uluni në një vend të lirë, ose nëse jeni në këmbë, përdorni dorezat për siguri.
– Mos u mbështetni në derën e mesme. Kjo derë hapet nga brenda dhe ju mund të lëndoheni nëse mbështeteni në të.
– Mos lëvizni nëpër autobus ndërsa ai është në lëvizje.
– Zbrisni në stacionet e shënuara të autobusit.
– Respektoni të moshuarit, gratë shtatzëna ose personat me aftësi të kufizuara. Jepuni atyre një vend.
– Mos konsumoni ushqim në autobus.
– Kujdesuni për gjërat tuaja personale.
– Nëse kontrolloheni nga kontrolli, sigurohuni që të tregoni biletën tuaj.
– Mos qëndroni pranë shoferit ose derës së përparme. Mos flisni me shoferin ndërsa autobusi është në lëvizje.
– Sigurohuni që të kërkoni një llogari fiskale.
– Mbajeni biletën deri në fund të udhëtimit (nëse është biletë për një udhëtim).
Me respekt
NP “Tetova Transport” Tetovë