1.8 C
Tetovo
E shtunë, 11 Janar, 2025
BallinaEkonomiNP “Tetova Transport” ka funksionuar në humbje në gjashtëmujorin e parë të...

NP “Tetova Transport” ka funksionuar në humbje në gjashtëmujorin e parë të vitit, mësoni sa denarë është në minus (Infografik)

linkuhttps://portalb.mk/826079-np-tetova-transport-ka-funksionuar-ne-humbje-ne-gjashte-mujorin-e-pare-te-vitit-infografik/

Ndërmarrja publike “Tetova Transport”, sipas raporteve financiare të prezantuara në seancën e fundit të këshillit komunal të Tetovës, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka funksionuar në humbje. Nga 1 janari deri më 30 qershor, ndërmarrja ka realizuar të hyra prej 330.170 denarësh ndërsa të dala prej 3.222.079 denarësh, dallimi është negativ prej 2.891.909 denarëve. Opozita kritikoi se punësimi i militantëve partiakë ka rritur shpenzimet në këtë ndërmarrje. Më poshtë, Portalb.mk ju sjell raportet financiare të plota për tremujorin e parë dhe tremujorin e dytë të kësaj ndërmarrjeje.

TREMUJORI I PARË (01.01.2022-31.03.2022)
Në këtë periudhë NP “Tetova Transport”- Tetovë ka realizuar të hyra të përgjithshme prej 7.600 denarëve. Shuma e përgjithshme e të dalave për të njëjtën periudhë është 481.461 denarë. Rezultati financiar është negativ në shumë prej 473.861 denarëve.

Kjo ndërmarrje për tremujorin e parë ka realizuar të hyra në shumë prej 7.600 denarëve nga shitja e biletave nëpër kiosqe.

Në tabelën më poshtë mund të shihen të dalat e kësaj ndërmarrjeje për periudhën 01.01.2022-31.03.2022:

1.Rrogat neto 105.000 denarë
2.Shpenzime për tatime mbi pagën 8.736 denarë

  1. Kontributet për sigurimet shëndetësore 44.229 denarë
    I.SHPENZIME TË PËRGJITHSHME PËR TË PUNËSUARIT(1+2+3) 157.965 denarë
    4.Materiale zyre, material për pastrim dhe mirëmbajtje 37.482 denarë
    5.Shërbim për mirëmbajtje 7.638 denarë
    II.SHPENZIME PËR LËNDË TË PARË DHE MATERIALE TË TJERA (4+5) 45.120 denarë
    6.Shpenzime për personat me kontratë në vepër 132.000 denarë
    7.Shpenzime për anëtarët e Këshillit Drejtues 96.665 denarë
    8.Shpenzime për anëtarët e Këshillit për kontrolle të punës materialo-financiare 17.776 denarë
    9.Shpenzime për sigurime, shpenzimet e reprezentacionit, provizione bankare, taksa të ndryshme administrative 31.935 denarë
    III.SHPENZIME TË TJERA QË DALIN NGA PUNA (6+7+8+9) 278.376 denarë
    TË DALAT E PËRGJITHSHME (I+II+III) 481.461 denarë
    Në tremujorin e parë të vitit 2022 ndërmarrja publike “Tetova Transport”- Tetovë ka realizuar rezultat financiar negativ prej 473.861 denarëve.

TREMUJORI I DYTË, 01.04.2022-30.06.2022
Në këtë periudhë NP “Tetova Transport”- Tetovë ka realizuar të hyra të përgjithshme prej 322.570 denarëve. Shuma e përgjithshme e të dalave për të njëjtën periudhë është 2.740.618 denarë. Rezultati financiar është është negativ në shumë prej 2.418.048 denarëve.

Edhe në këtë periudhë ndërmarrja të hyrat i ka realizuar nga shitja e biletave edhe atë:

Të hyra prej shitjes së biletave njëdrejtimëshe 253.970 denarë
Të hyra prej shitjes se biletave neper kioske 64.800 denarë
Të hyra prej shitjes së biletave personale mujore dhe vjetore 3.800 denarë
TË HYRAT E PËRGJITHSHME 322.570 denarë
Ndërmarrja gjatë kësaj periudhe ka realizuar të dala të përgjithshme prej 2.740.618 denarë, edhe atë:

1.Rrogat neto 112.000 denarë
2.Shpenzime për tatime mbi pagën 9.514 denarë

  1. Kontributet për sigurimet shëndetësore 102.486 denarë
    4.Të punësuarit nëpërmjet agjencisë 722.925 denarë
    I.SHPENZIME TË PËRGJITHSHME PËR TË PUNËSUARIT (1+2+3+4) 946.925 denarë
    4.Materiale zyre, material për pastrim dhe mirëmbajtje 31.807 denarë
    5.Shpenzime për naftë dhe derivate të naftës, 889,513 denarë
    6.Shpenzime për furnizim me uniforma 18,644 denarë
    II.SHPENZIME PËR LËNDË TË PARË DHE MATERIALE TË TJERA (4+5+6) 939.964 denarë
    7.Shërbime për mirëmbajtje dhe servisim të autobusëve, pjesë rezervë 165.271 denarë
    8.Shërbime për mirëmbajtje dhe servisim të aparateve fiskale, shërbime konsultative, regjistrime të autobusëve 134.475 denarë
    9.Shëbime tjera për mirëmbajtje 26.514 denarë
    III.SHËRBIME ME KARAKTER TË SHPENZIMEVE MATERIALE (7+8+9) 326.260 denarë
    14.Shpenzime për personat me kontratë në vepër 411.606 denarë
    15.Shpenzime për anëtarët e Këshillit Drejtues 96.665 denarë
    16.Shpenzime për anëtarët e Këshillit për kontroll të punës materialo-financiare 17.776 denarë
    18.Shpenzime për sigurime, shpenzimet e reprezentacionit, provizione bankare, taksa të ndryshme administrative 1.223 denarë
    IV.SHPENZIME TË TJERA QË DALIN NGA PUNA (14+15+16+17+18) 810.606 denarë
    TË DALAT E PËRGJITHSHME (I+II+III+IV+V) 2.740.618 denarë
    Në tremujorin e dytë të vitit 2022 ndërmarrja publike “Tetova Transport”- Tetovë ka realizuar rezultat financiar negativ prej 2.418.048 denarëve, që i bie dy milionë denarë më shumë se në tremujorin e parë.

Në ilustrimin e mëposhtëm mund të shihet një pasqyrë e përgjithshme financiare.

Opozita kritikoi ndërmarrjen se përse ka dalë në humbje. Një nga pikat për të cilat opozita kritikoi ishte se përderisa ndërmarrja është me raport financiar negativ janë punësuar militantë partiakë kështu duke rritur shpenzimet për rroga.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments