Donald Trump bëri një deklaratë të fortë ku ka paralajmëruar se mund të arrestohet nga zyrat e Prokurorit në qarkun e Manhatanit në lidhje me një aferë të para disa viteve.
Kjo ka nxitur reagimin e mbështetësve të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mijëra thirrje janë bërë nëpër rrjetet sociale që të organizohet një protestë jashtë zonës ku banon Trump.
Kjo ka shtuar frikën se mund të ketë përplasje së rast se policia do ta arrestojë miliarderin. Ai do të bëhej ish-presidenti i parë amerikan që do të përballej me akuza, shkruan “The Times”.
Trump, ka mohuar aferat dhe çdo njohuri për pagesat, duke denoncuar hetimin si një ‘gjueti shtrigash’ që synon të prishë fushatën e tij për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm.Thirrjet në internet për të mbrojtur Trump nga arrestimi kanë ngritur frikën e një përsëritjeje të trazirave më 6 janar 2021 , kur mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin e SHBA në Uashington në një përpjekje për të ndaluar certifikimin e fitores zgjedhore të Joe Biden në 2020.