Njësia Territoriale Kundër Zjarrit me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Tetovës.
Të nderuar qytetarë të Komunës së Tetovës dhe rrethinës,
Duke marrë parasysh se jemi në prag të sezonit dimëror, dhe qytetarët do të fillojnë të përdorin mjetet për ngrohje, apelojmë deri tek qytetarët tanë që në këtë periudhë kohore të bëjnë pastrimin e oxhaqeve në objektet e banimit dhe objektet afariste.
Ajo që është më brengosëse, nga përvoja, janë objektet shumëkatëshe që janë në qytetin e Tetovës. Në këto raste hasim në shumë probleme pasi që objetektet janë mbi dhjetë kate, dhe shumica e qytetarëve përdorin drunj për ngrohje. Qytetarët dhe këshillat banesor obligohen edhe me ligj që të bëjnë pastrimin e oxhaqeve dy herë brenda vitit.
Duke pastruar oxhaqet do të mbrohen objektet dhe familjet nga paraqitja e zjarreve.
Njëkohësisht të bëhet edhe kontrollimi i aparateve për ngrohje, për një siguri më të lartë nga paraqitja e zjarreve në periudhën e dimrit, të cilat mund të jenë edhe fatale për jetën e njeriut.
Urojmë që këtë dimër ta kalojmë pa ndonjë paraqitje të zjarreve, pasi që tashmë dihet se zjarret lënë pasoja nga më të ndryshmet, andaj duam që qytetarët tanë të jenë më të sigurt dhe më të mbrojtur.
NE JEMI ATY GJITHMONË, NË DISPOZICION 24 ORË, PËR TË JU DALUR NË NDIHMË, NË ÇFARËDO LLOJ RASTESH EMERGJENTE, DUKE SHPRESUAR SE APELET TONA DO HASIN NË MIRËKUPTIM NGA ANA E QYTETARËVE TË KOMUNËS SË TETOVËS DHE RRETHINËS.
Ju falemnderit për mirëkuptimin!
Njësia Teritoriale Kundër Zjarrit – Tetovë