Tashmë një kohë po paralajmërohet ligji për përfaqësim të drejtë, i cili duhet të zëvendësojë balancuesin, por ende nuk ka asgjë konkrete. Madje partnerët e koalicionit qeverisës japin deklarata të ndryshme. Ministri i administratës Goran Minçev theksoi se nuk ka as grup pune, por deputeti Halil Snopçe e demanton.“Jo, ende nuk është formuar grupi i punës, por unë jam i bindur se qeveria ka kapacitet politik dhe mundësi që të gjendet një zgjidhje serioze, sistematike dhe cilësore. Përsëris, nuk duhet shpejtuar”, tha Goran Minçev – ministër i Administratës.