Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se brenda 24 orëve në vendin tonë janë regjistruar 10 raste të reja me Covid-19. Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 5 pacientë të kuruar nga Covid-19. Fatkeqësisht ministri Filipçe njoftoi se edhe një person ka humbur jetën si pasojë e Covid-19, bëhet fjalë për një të moshuar nga Dellçeva.