5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNjë vajzë 14 vjeçare humbi jetën pas zjarrit që ra në një...

Një vajzë 14 vjeçare humbi jetën pas zjarrit që ra në një cisternë në Shkup

Një aksident ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Ilinden” në Shkup, ku një vajzë e mitur ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka rënë në një cisterne të magazinuar pranë stacionit hekurudhor në Ilinden të Shkupit,  TV21.

MPB-ja njoftoi se mbrëmë në orën 21:05. në NP-Petrovec, personi S.K. nga Shkupi raportoi se një cisternë është djegur nga disa të mitur në lagjen Ilinden afër stacionit hekurudhor.

“Dy fëmijët e mitur ndodhen në shtëpinë e tij dhe pas bisedës me fëmijët u bë me dije se në cisternë ndodhet një vajzë e mitur dhe se ajo ka ndërruar jetë na flakët. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë për zbardhjen e rastit. Ky është informacioni fillestar. Më shumë detaje do të kemi më vonë”, informoi MPB-ja.

Ndërsa nga QMK në Shkup bënë me dije se në orën 21:05 ka mbërritur një telefonatë ku është njoftuar se në stacionin hekurudhor në lagjen “Ilinden” ka rënë zjarr në një cisternë, në të njëjtën kohë është njoftuar edhe Njësiti i Zjarrfikësve në Shkup ku me urgjencë janë dërguar dy ekipe në terren.

Pas intervenimit të Njësitit Zjarrfikës së Qytetit të Shkupit, zjarri është shuar, por si pasojë e tij një person ka humbur jetën.

Në vendngjarje dolën pjesëtarë të Shërbimit Mjekësor të Urgjencës, Policisë dhe Prokurorisë Publike, të cilët po veprojnë sipas procedurave.

Prokuroria sot njoftoi se Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup së bashku me MBP-në kanë kryer këqyrje në vend të një stacioni hekurudhor në komunën e Ilindenit, ku sipas Sipas informacioneve fillestare, një vajzë 14-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një goditjeje elektrike.

“Nga informacionet e para mësohet se aksidenti ka ndodhur teksa vajza dhe dy fëmijë të tjerë po luanin rreth vagonëve të parkuar, në një moment ajo është ngjitur në një nga vagonët dhe ka prekur telat e tensionit të lartë. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për obduksion në trupin e vajzës së ndjerë. Janë intervistuar dy të miturit që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, është fotografuar vendngjarja dhe po punohet për zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë çuar në ngjarjen tragjike”, informoi Prokuroria.

Pas përfundimit të hetimeve pritet të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes së vajzës dhe zjarrit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments